Mercedes, Wolff s’heq dorë: Barcelona vendimtare, është vetëm çereku i sezonit

18 Maj 2022
8:56
Telesport
back button

Vetëm dy podiume deri më tanië në 5 garat e para sezonale të Formula 1 dhe 63 pikë disavantazh ndaj Ferrarit, janë shifra që flasin se makina Mercedes nuk është në atë nivel që pritej. Skuadra kampione e botës, që ka dominuar në vitet e fundit, këtë vit ka ngecur që në start, duke mos qenë në gjendje të rivalizojë.

Në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë), drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Kjo garë është e rëndësishme për ne, për ta krahasuar me atë që zbriti në pistë gjatë testeve dimërore. Në Majemi patëm momente përmirësimi, që na japin besim për të ardhmen”.

Barcelona është pista e përkryer për të marrë një përgjigje përfundimtare në lidhje me besueshmërinë e makinës tonë. Nuk ka përfunduar ende asgjë, pasi janë 23 gara në total. Barcelona është, si në basketboll, përfundimi i çerekut të parë të një ndeshje. Janë ende për t’u zhvilluar 3/4 e sezonit”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit