Mercedes zbulon makinën e re, ja njëvendëshja që po dominon në Formula 1

2 Mars 2021
12:27
Telesport
back button

Mercedes ka publikuar sot pamjet e njëvendëshes që do të pilotojnë këtë sezon Lewis Hamilton e Valtteri Bottas. Edhe këtë vit, makina do të jetë thuajse e zezë, ashtu si ajo e sezonit të kaluar, por nuk mungojnë edhe shenja të së shkuarës, si ngjyra e argjendtë.

Makina e re Mercedes do të quhet “Mercedes AMG F1 W12 E Performance” dhe do të zbresë në pistë më 12-14 mars, në testet që do të zhvillohen në Bahrein, dy javë para fillimit të botërorit (28 mars). Njëvendëshja gjermane edhe këtë vit pritet të dominojë botërorin e Formula 1.

Kur sheh makinën e re gjithnjë emocionohesh, pasi i tregon botës punën e kryer gjatë këtyre muajve. Kam mundësi të shoh nga afër shumë përbërës të skuadrës, që kanë punuar fort. Tani, mezi po pres ta pilotoj këtë makinë në pistë, ndërkohë që përgatitem për sezonin e ri”, tha Lewis Hamilton.

Ndërsa drejtori sportiv Toto Wolff, shtoi: “Ky vit ka sjellë disa ndryshime, që mund të kenë ndikim edhe në paraqitjen në pistë. Ka disa ndryshime teknike, që jemi munduar ti adaptojmë sa më mirë. Edhe këtë vit objektivat nuk ndryhsojnë edhe pse nga sezoni në sezon bëhet gjithnjë e më e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit