Merino dhe premtimi për tifozët: “Ja çfarë duhet të prisni nga unë”

28 Gusht 2024
15:27
Denis Hakanaj
back button

Objektivi i Arsenal-it në këtë merkato, Mikel Merino, më në fund ka nënshkruar kontratën me Topçinjtë.

Spanjolli u largua nga Real Sociedad pas një sezoni shumë të mirë në La Liga.

Merino, i cili fitoi Euro 2024 me Spanjën këtë verë, është një mesfushor luftarak.

“Mendoj se është një pjesë shumë e rëndësishme e lojës time që tregon karakterin që kam”, ka thënë ai për mediat e klubit.

“Dua të luftoj për çdo top dhe kjo është diçka që e kam mësuar që në moshë të re. Nuk mund të premtoj se do të fitoj çdo duel, por ajo që mund të premtoj është se do të luftoj për çdo top në 100 për qind.

“E kam të vështirë të flas për veten, por mendoj se jam një lojtar që punon shumë dhe një shok i mirë skuadre. Më pëlqen të punoj për ekipin me ose pa topin.

“Gjithmonë mendoj për aspektin kolektiv të ndeshjes. Më pëlqen të luaj me topin, kam një kulturë spanjolle të futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit