Merino: Metodat e Arteta janë diçka që nuk i kam parë më parë, më duhet të përshtatem

3 Tetor 2024
8:27
Telesport
back button

Një nga blerjet e kësaj vere për Arsenal është ajo e mesfushorit spanjoll Mikel Merino, që po jep kontributin e tij të “topçinjtë”. Ai duket se ndihet komod në Londër dhe në një intervistë ka folur për metodat e trajnerit Mikel Arteta.

Duket se spanjollit i kanë lënë përshtypje, ndërkohë që ai vetëm këtë mesjavë, ne Champions League, në fitoren 2-0 ndaj PSG, bëri debutimin e tij me Arsenal. “Është diçka e jashtëzakonshme, të jem i sinqertë“, tha Merino.

Këtu bëjnë gjëra që nuk i kam parë kurrë më parë në karrierën time. Metodat që përdorin janë krejtësisht të reja për mua, kështu që padyshim që duhet pak kohë për t’u përshtatur”, u shpreh Mikel Merino.

Nuk dua të zbuloj gjithçka që bëjmë, por nuk ka pushim midis një momenti dhe një momenti tjetër. Ata të sfidojnë gjithmonë mendërisht me stimuj të ndryshëm. Kjo më bën të vetëdijshëm se ku jam”, tha spanjolli.

Mendoj se kur e kupton këtë, je në një nivel tjetër, sepse ata të sfidojnë çdo ditë, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Kjo të bën të mprehtë mendërisht dhe kjo është ajo që do të zbulosh në ndeshje”, tha Merino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit