“Meritonim më shumë se një pikë, portieri i tyre ishte lojtari më i mirë në fushë”

7 Tetor 2024
8:20
Telesport
back button

Chelsea ndal marshimin e tij, teksa seria prej 5 fitoresh radhazi u ndërpre nga barazimi 1-1 ndaj Nottingham Forest. Një rezultat që zhgënjeu disi skuadrën londineze, që luajti edhe me një lojtar më shumë në minutat e fundit.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, nuk e mohoi zhgënjimin e këtij rezultati: “Mendoj se e meritonim fitoren. Ata janë një ekip shumë i mirë dhe ne e dinim se do të mbroheshin me shumë forca”.

Ishte një ndeshje e vështirë, shumë ndryshe nga ajo në Brighton. Ne ishim të duruar me topin dhe krijuam raste. Në përgjithësi performanca ishte e mire, por nuk arritëm dot të konkretizojmë rastet”, tha Maresca.

Maresca vlerëson shumë portierin e miqve Matz Sels: “Portieri i tyre ishte më i miri i ndeshjes. Krijuam raste dhe arritëm te goli ashtu siç donim, por ai ishte i pakalueshëm. Tani disa ditë pushim për të karikuar energjitë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit