Merkato e çmendur, nga Juventus te Lazio për 5 milionë euro

10 Maj 2023
17:45
Denis Hakanaj
back button

Lazio duhet të përforcohet sigurisht në sulm për sezonin e ardhshëm. Vetëm e Immobile nuk mjafton më për bardhekaltrit, të cilët gjatë sezonit u desh të qëndronin pa sulmuesin e tyre për disa javë për shkak të dëmtimeve të ndryshme.

Sarri shpiku Zaccagni dhe Felipe Anderson si qendërsulmues të rremë, por ka ardhur koha që të kenë një alternativë reale cilësore në atë rol, duke marrë parasysh angazhimet. Dhe kualifikimi në Champions League mund të sjellë edhe një goditje nga Juve.

Sipas calciomercatoweb.it bëhet fjalë për Arkadiusz Milik, sulmuesi polak në pronësi të Marseille. Sulmuesi është vetëm në huazim te klubi i Juventus-it, që do të duhet ta blejë përfundimisht kartonin e tij për rreth shtatë milionë euro.

Megjithatë, në rast se Juve vendos të mos ushtrojë të drejtën e blerjes, Lazio do të hynte në lojë. Siç u përmend, në fakt, Sarri kërkon një profil cilësor dhe e njeh mirë Milik, të cilin e ka stërvitur te Napoli.

Në eksperiencën me Axurrët polaku ishte shumë i pafat, me këputjen e të dy ligamenteve, por Sarri vlerëson cilësitë teknike të futbollistit.

Për më tepër, është një operacion jo i rëndë për arkat e klubit, të paktën nga pikëpamja e çmimit, mjaftojnë 5-7 milionë euro për ta marrë atë në Romë.

Megjithatë, ekzistojnë dy kushte të nevojshme që operacioni të realizohet; Milik duhet të pranojë një shtrirje në vite të pagës aktuale, e paarritshme për bardhekaltrit dhe mbi të gjitha Lazio do të duhet të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit