“Merkato jonë nuk do të jetë shpërthyese”, Maldini: Kemi nisur kontaktet me…

8 Janar 2022
18:24
Denis Hakanaj
back button

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milan-it, ka folur për merkaton kuqezi gjatë një takimi me Associazione Italiana Milan Clubs.

Drejtuesi ka lajmëruar se do të ndërhyhet në merkato vetëm në rast se do të jetë e domosdoshme dhe ka zbuluar të rejat e fundit mbi rinovimet e kontratave të disa lojtarëve.

“Theo Hernandez, Bennacer dhe Leao kanë një kontratë që u skadon në 2024-ën. Ashtu siç kemi bërë me të tjerë përpara, Donnarumma, Kessie, Calhanoglu, kemi nisur bisedimet në kohën e duhur, por nuk është gjithmonë e lehtë të arrihet një marrëveshje”, ka thënë Maldini.

“Negociatat me Theo dhe Ismael janë shumë të avancuara, po flasim edhe me Leao. Qëllimi është që të rinovojmë shumë shpejt me të tre. Nuk do të jetë një merkato nga ato shpërthyeset, por do të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit