Merkato kuqezi: Lojtari i kombëtares shqiptare refuzon transferimin 13 mln euro!

12 Shtator 2024
15:30
Telesport
back button

Edhe pse mediat ruse kanë shkruar se Mirlind Daku ka dy oferta të larta nga Spartaku i Moskës dhe Krasnodari (10 deri në 13 mln euro), sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë ekip.

Trajneri Rahimov e konsideron si lojtarin e domosdoshëm në një sezon mjaft të vështirë. 26-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 ndeshje të kampionatit rus deri tani, duke treguar se është vendimtar për skuadrën e tij.

Deri tani, Daku dhe shokët e tij të skuadrës janë në mesin e renditjes, në vendin e 8-të. Së fundmi ai ka qenë i dëmtuar, por trajneri i ka dhënë një ditë më shumë pushim krahasuar me pjesën tjetër të ekipit.

Sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola dhe dha gjithsej 4 asiste, duke e pozicionuar veten në një nga yjet e ligës ruse. Presim si do të shkojë ky sezon. E duam gati edhe në kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit