Juventusi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në mbrojtje. Jo në verë, por që pas dy muajsh, në merkaton e dimrit.
Trajneri Thiago Motta raportohet se ka dy emra në listë dhe ka informuar klubin për dëshirat e tij. E përditshmja “La Gazzeta dello Sport” shkruan se ata luajnë në Premier League.
Bëhet fjalë për Joachim Andersen i Fulham dhe Benoit Badiashile i Chelsea. Danezi aktualisht ka rol të rëndësishëm te Fulham dhe duket më i vështirë, kurse Badiashile është më i lehtë.
Ky i fundit nuk ka vend të sigurt te Chelsea, avantazh që pritet ta ketë në “Juventus Stadium”.