“Merrini seriozisht kërcënimet e Verstappen, mund të largohet në çdo moment nga Formula 1”

12 Tetor 2024
10:34
Telesport
back button

Nuk kam ndërmend të garoj në Formula 1 deri në moshën 40-vjeçare”. Eshtë kjo deklarata e përsëritur disa herë nga 3 herë kampioni i botës Max Verstappen, që duket se nuk ka ndërmend të plaket duke garuar në pistat e Formula 1, duke bredhur anembanë globit.

Për një nga drejtuesit e Red Bull Racing, Helmut Marko, kjo është një deklaratë që duhet marrë seriozisht. “Besojeni kur thotë këtë gjë. Ai ka arritur mjaft rezultate deri më tani, por ai ka dëshirë që ta shijojë sportin dhe jo të kufizohet nga rregullat absurde”, tha Marko.

Nëse argëtimi bëhet gjithnjë e më i vështirë ai është një njeri me karakter që mund të thotë në cdo moment mjaft. Dhe e thotë këtë gjë seriozisht. Në këtë sport duhet kujdes me njerëzit, që të mos trajtohen si kukulla nga drejtuesit”, u shpreh Helmut Marko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit