Mesazhi prekës nga tifozeria e Kosovës para ndeshjes me Bjellorusinë (FOTO)

21 Nëntor 2023
21:53
Telesport
back button

Tifozët zyrtarë të Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një pankartë gjatë ndeshjes me Bjellorusinë. Ne nje stadium jo te mbushur, duke pare se interesi ka rene per shkak te rezultateve jo te mira te perfaqesueses, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë “lënë në balte” ekipin e Kosovës, duke i përkrahur nga tribuna.

Përveç brohoritjeve dhe këngëve, tifogrupi i Kosovës ishte përkujdesur edhe për një thënie emocionuese me fotografi të Adem Jasharit, të vendosur në një pankartë.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruant në koreografinë e Dardanëve, ku në të dy anët ishte edhe fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit