Mesfushori gjerman rikthehet në vendlindje pas 7 vitesh në Angli, firmos me Borussia Dortmund

30 Korrik 2024
12:24
Telesport
back button

Borussia Dortmund është afër finalizimit të një marrëveshjeje me Brighton për të nënshkruar me me mesfushorin gjerman Pascal Gross. 33-vjeçari pritet t’i nënshtrohet orëve në vijim vizitave mjekësore në vendlindje para se të nënshkruajë kontratën me nënkampionët e Europës.

Gross do të largohet nga Brighton pas shtatë vitesh në klub, ku në 261 ndeshje realizoi 32 gola. Sipas “Sky Deutschland” mesfushori i Brighton dhe kombëtares gjermane do të transferohet për një shumë rreth 10 milionë euro.

Në vitin e tij të fundit në Premier League, mesfushori shënoi katër gola dhe dha 10 asistime. Gross po pret vetëm dritën jeshile për të fluturuar në Dortmund dhe për t’u bashkuar me Borussia dhe se të gjitha palët e përfshira duan të mbyllin marrëveshjen përfundimisht këtë javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit