Mesfushori i Barcelonës pranë Premier League

4 Nëntor 2019
10:46
back button

Tottenham me shumë mundësi do të transferojnë mesfushorin e Barcelonës Carlos Alena në merkaton e janarit, këtë e raporton Mundo Deportivo.

21-vjeçari është një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll, por është i pakënaqur me minutat e pakta që ka luajtur këtë sezon me katalanasit.

Gjigantët e Premier League janë përfolur edhe në të shkuarën për interesin për Alena-n, dhe pritet që në janar të vijë oferta e parë për lojtarin.

Bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje përfundimtare në verë.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit