Mesfushori portugez mesazh Guardiola: Mund ta mbush boshllëkun e Rodri, jam gati

27 Shtator 2024
13:21
Telesport
back button

Portugezi Matheus Nunes ka këmbëngulur sot se ai mund të plotësojë boshllëkun e lënë në mesfushën e Manchester City pas dëmtimit afatgjatë të Rodri. 26-vjeçari ka mbërritur te “citizens” verën e vitit të kaluar, por është aktivizuar pak nga Pep Guardiola.

Ai u transferuar për 60 milionë euro nga Wolves, duke luajtur deri më tani 33 ndeshje me fanellën e Manchester City (1 gol). “Tek Wolves kam luajtur më shumë si anësor dhe vitin e kaluar këtu kam luajtur më shumë si 10”, tha Nunes.

Gjithsesi, kur kam luajtur për Sporting më herët kam qenë gjithmonë në “pivot të dyfishtë”. Kështu që, tani jam mësuar me çdo pozicion”, tha Nunes për mediat britanike. Ai është aktivizuar në 3 ndeshje në Premier këtë sezon.

Përpiqem ta ndihmoj skuadrën sa herë që trajneri më fut në fushë, por e di që edhe djemtë e tjerë janë gati sepse ne kemi shumë cilësi në skuadër”, u shpreh portugezi.

Në fund, Nunes shtoi: “Do të na duhet të mbushim boshllëkun sepse është një humbje e madhe. Jam i bindur se kushdo që është në fushë do të performojë mirë”.

Ne kemi treguar se nëse ndonjë lojtar është jashtë, ne kemi një tjetër që është gati dhe ka cilësi të lartë për të luajtur. Vitin e kaluar ndodhi me Haaland dhe De Bruyne, por ne arritëm të fitonim. Këtë vit është e njëjta gjë”, tha Nunes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit