Mesfushori refuzon dy kontrata të majme, do vetëm Romën

4 Korrik 2019
21:54
back button

Ylli i Romës Javier Pastore ka refuzuar dy oferta nga një klub kinez pasi kërkon të qëndrojë te Roma dhe të luajë një rol të rëndësishëm sezonin e ri. 

Mesfushori argjentinas ka mbërritur në Olimpico verën e kaluar nga PSG, por sezoni i parë në kryeqytetin italian ishte zhgënjyer për shkak të dëmtimeve të shumta. 

Sipas calciomercato.com, Pastore ka refuzuar dy oferta të majme nga Kina sepse mendon se mund të gjejë formën më të mirë nën drejtimin e trajnerit të ri Fonseca. 

Ai aktualisht fiton 4.2 milionë euro në sezon dhe duke konsideruar paraqitjet jo të mira, edhe italianët do ishin gati ta linin të largohej. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit