Messi bën tifozët të ëndërrojnë pas fitores bindëse në Kupën e Spanjës: Tani duam…

18 Prill 2021
10:11
Denis Hakanaj
back button

Mesazh dashurie nga ana e Lionel Messi-t për Barcelona-n.

Numri 10 argjentinas, kapiten dhe protagonist i finales së Kupës së Mbretit të fituar nga katalanasit kundër Atheltic Bilbao-s, ka folur në fund të ndeshjes duke shprehur gjithë lumturinë e tij për fitoren e trofeut.

“Mendoj se është një ditë shumë e lumtur. Është speciale të jesh kapiten i këtij klubi ku kam qendruar për gjithë jetën time. Është një Kupë shumë speciale sepse është një vit ndryshe, tranzicioni, me shumë të rinj”, ka thënë Leo pas ndeshjes.

“Skuadra është përforcuar me kalimin e kohës dhe tani duam të vazhdojmë luftën për të fituar La Liga-n”.

Një analizë në lidhje me sezonin në përgjithësi:

“Mendoj se ka qenë e vështirë për ne veçanërisht në fillimin e vitit. Kemi humbur disa pikë për shkak të mungesës së ekspeirencës. Më pas jemi përmirësuar dhe kemi hyrë në luftë për titullin. Na vjen keq për ndeshjen ndaj Real Madrid. Shpresonim te një rezultat ndryshe në Clasico”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit