Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo formojnë një nga çiftet më të fuqishme në botë. Të dy kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale nga mbarë globi, ndaj nuk është çudi që ‘Adidas’, marka me të cilën futbollisti bashkëpunon prej vitesh, iu ka propozuar të jenë protagonistët e fushatës së tyre të parë publicitare si çift.
Të hënën, Antonela publikoi një video, ku ndau me ndjekësit ato që konsideron si tri gjërat më të rëndësishme në jetën e saj:
Familja: “Të jem nënë është gjithçka për mua. Fëmijët e mi janë bota ime dhe vlerësoj çdo moment që kaloj me ta”.
Shëndeti dhe mirëqenia: “Kujdesi për shëndetin mendor dhe fizik është jetësor. Për këtë arsye, stërvitem dhe përpiqem të qëndroj aktive”.
Mësimi i vazhdueshëm: “Të jesh gjithmonë kureshtar dhe të vazhdosh të mësosh është shumë e rëndësishme”.
Fotot nga fushata e realizuar nga ‘Adidas’ me çiftin po shfaqen gradualisht. Në Argjentinë, dyqanet tashmë janë zbukuruar me imazhe të Messit dhe Antonelës duke pozuar së bashku. Ashtu siç pritej, këto foto janë bërë ‘virale’ në rrjetet sociale.
Në vitet e fundit, Antonela ka profesionalizuar praninë e saj në rrjetet sociale dhe ka nisur të bashkëpunojë me marka të mëdha. Ajo tashmë është imazh i kompanisë luksoze të bizhuterive ‘Tiffany & Co’ dhe i platformës së famshme të veshjeve online ‘Revolve’.
Kjo fushatë e përbashkët me Messin jo vetëm forcon pozicionin e çiftit si një nga më të ndjekurit në botë, por gjithashtu demonstron ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e marketingut dhe modës.