“Messi dhe CR7 nuk janë më të mirët”, Neville: Katër të tjerë vijnë para tyre

9 Mars 2022
17:43
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me formën e dy prej lojtarëve më të fortë në botë në 15 vitet e fundit.

“Nuk ka dyshim se Ronaldo dhe Messi kanë ardhur në fundin e karrierës së tyre. Fundi nuk është fjala e duhur kur flitet për dy futbollistë të mëdhenj, por po zbehen”, ka thënë Neville për Sky Sports UK.

“Tarni, për herën e parë prej vitesh, askush nuk do të përmendë Messi-n dhe Ronaldo-n nëse do të pyeten se kë do të donin në skuadrën e tyre.

“Do të preferonin Mbappe, Haaland, Salah ose Lewandowski-n. Kjo është një shenjë e qartë se, edhe pse të dy luajnë akoma në nivelet më të larta, po largohen nga majat e mëparshme. Nuk janë më lojtarët më të mirë në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit