Messi dhe CR7 vënë në vështirësi Haaland, por jo Champions-i

21 Shkurt 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

Erling Braut Haaland është sulmuesi i momentit. Sulmuesi i Borussia Dortmund po kalon një sezon spektakolar. Gola, gola dhe gola të tjerë. në ADN-në e tij ka një lidhje të veçantë me golin. Në fillim te Salzburg-u, tani me klubin gjerman, sulmuesi 19-vjeçar nuk ndalet dhe po koleksionon rezultate fantastike njëri pas tjetrit. 

I intervistuar nga 4-3-3, Halaand ka folur për eksperiencën e tij te Borussia Dortmund, por u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të vështira në lidhje me lojtarët më të mirë të botës së futbollit. 

Dortmund: “Duhet të them se ka qenë një muaj i bukur, kam ardhur te një klub me lojtarë të rëndësishëm. Jam i gëzuar që luaj me ata, është më të vërtetë e bukur. Nuk mund ta imagjinoja një nisje të tillë, por kjo më shton urinë për të bërë më shumë”. 

Zgjedhje: “Messi ose Cristiano Ronaldo? Nuk mund të përgjigjem. Më pëlqejnë të dy, janë të dy fantastikë. Tre Botërorë ose tre Champions? Gjysmën nga të dyja (ka qeshur).  Duhet të them Botërorin”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit