Messi dhe Di Maria heshtin për Olimpiadën, një tjetër kampion bote vetëofrohet për të luajtur në Paris

16 Shkurt 2024
10:56
Telesport
back button

Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, kampion bote në Katar, është i hapur për të garuar për vendin e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kombëtaret U-23 të kualifikuara do të kenë mundësinë e shtimit të 3 lojtarëve mbi këtë moshë.

Trajneri Javier Mascherano do të donte Lionel Messi dhe Angel Di Maria me të, por ata end enuk kanë kthyer një përgjigje. Ai që del hapur dhe shpreh gadishmërinë për të luajtur në Olimpiadë është.

Nëse ka diçka që më mungon me ekipin kombëtar është fitorja e Olimpiadës” tha portieri i Aston Villa. Ai sqaron se nuk dëshiron t’i vjedhë hapësirë ​​askujt: “Lojtarët e rinj gjithmonë kanë nevojë për një shans dhe nëse bëjmë mirë në Copa América dhe e fitojmë atë, duhet t’u lëmë hapësirë ​​djemve“.

Lojërat e Parisit do të zhvillohen midis 26 korrikut dhe 11 gushtit, por më parë Martinez do të jetë i zënë me Argjentinën në Copa América nga 20 qershori deri më 14 korrik. Prandaj duket jashtëzakonisht e ndërlikuar që Aston Villa t’i japë “OK” lojtarit të saj për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit