Messi dhe e dashura e fëmijërisë ndajnë për ndjekësit pushimet në Karaibe, ja si harbohen mbi “jet ski” (fotot)

8 Korrik 2023
13:53
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi dhe e dashura e fëmijërisë, tashmë mamaja e tre djemve të tij, Antonela Roccuzzo, ndajnë fotot e pushimeve në Karaibe. Ylli i futbollit po shijon ditët e fundit të pushimeve verore, teksa së shpejti do të zbarkojë në SHBA për të nënshkruar, prezantuar dhe debutuar në MLS, me fanellën e Inter Miami.

Gruaja e tij, e dashura e fëmijërisë, Antonela Roccuzzo, ndau fotografi të të dyve duke u rrëzitur në plazh. Si “location” besohet të jenë ishujt Turks dhe Kaikos. 36-vjeçari u fotografua gjithashtu në një moto-skaf me Antonella. Pa dyshim, bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham do të shpresojë që të mos bëhet shumë aventurier gjatë pushimit të tij, duke druajtur për ndonjë lëndim.

Messi së shpejti do të shkojë në Miami për të filluar kapitullin tjetër të karrierës së tij të jashtëzakonshme në MLS. Ai ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje 2.5-vjeçare me Inter Miami, me opsion edhe për një sezon tjetër. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të fitojë rreth 50-60 milionë dollarë në vit si pagë.

Kontrata e tij, pjesërisht do të financohet nga “Aadidas”, duke e paguar atë për shitjet e bluzave, dhe “Apple”, duke i dhënë atij një pjesë të abonimeve në MLS. Messi tha gjithashtu se lëvizja drejt MLS do të ishte e mirë për familjen e tij. Ata kanë tashmë një shtëpi në Miami. Ai dhe Antonella kanë tre djem së bashku, Mateo, Thiago dhe Ciro.

Fituesit të Kupës së Botës do t’i bashkohen edhe dy yje të tjerë, që i njeh mirë nga karriera e tij vezulluese. Mesfushori ikonik i Barcelonës, Sergio Busquets tashmë është shpallur lojtar i Inter Miami, edhe pse joformalisht në Instagram, si një nënshkrim i ri.

Edhe mbrojtësi Jordi Alba, i cili ndoqi Busquets në largimin nga Barcelona këtë verë, në fund të kontratës së tij, do të nënshkruajë me Inter Miami. Messi pritet të bëjë debutimin e tij te skuadra e re amerikane më 21 korrik, kundër Cruz Azul, pas prezantimit në stadiumin e Inter Miami, më 16 korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit