Messi dhe goditjet e dënimit, gjithë klubet e Europës nuk shënojnë sa ai

10 Dhjetor 2018
13:02
back button

Nuk është harruar ende çudia e Topit të Artë, ku Lionel Messi u rendit në vendin e pestë, dhe argjentinasi vazhdon të tregojë se është ende në majën e botës, aty ku vetëm Ronaldo ka guxuar t'i bëjë shoqëri.

Portugezi po mahnit në Itali dhe Messi vazhdon të dhurojë spektakël në Spanjë, së fundi në sfidën kundër Espanyol-it, derbi i madh i qytetit. Triumf me poker, vendi i parë në La Liga dhe paraqitje madhështore nga numri 10 argjentinas.

Janë 17 gola në 17 ndeshje këtë sezon, por dy golat kundër Espanyol-it janë të veçantë, sepse Messi i shënoi direkt nga goditja e dënimit. Një specialitet për të majtën e "Pleshtit", i cili shënoi në minutat 17 e 65, hera e parë që e bënte brenda një ndeshjeje.

I fundit që e ka bërë diçka të tillë është një djalosh që quhet Ronaldinho, në vitin 2007.

MBRETI I EUROPËS

Prej fillimit të sezonit 2017/18, duke marrë në konsideratë 5 kampionatet më të fortë të Europës, Messi ka shënuar 9 gola me goditje dënimi në La Liga. Një bilanc fenomenal, vetëm Enis Bardhi i afrohet, me 6 gola për Levanten e vogël, ndërsa janë larg Kolarov, Depay e Fekir, me nga 4 gola nga goditja e dënimit. Nëse bëhet një bilanc për 4 sezonet e fundit në 5 kampionatet më të mëdhenj në Europë, shifrat janë impresionuese.

Messi ka shënuar 19 gola nga goditja e dënimit në 4 sezone, ndërsa asnjë klub nuk ka mundur ta kalojë, me Juventusin që i afrohet, me 18 gola nga goditjet e dënimit, falë emrave si Pjanic e Dybala.

Pas tyre, Reali ka 5 gola më pak se Messi, ashtu si Lyon e Roma, ndërsa Bayern ka shënuar 13 gola nga goditjet e dënimit në 4 sezonet e fundit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit