Messi dhe Rafinha po ia ‘”vështirësojnë jetën” trajnerit Valverde

24 Gusht 2019
12:51
Alfred Lleshi
back button

Nëse ndeshja ndaj Betis do të luhej pasditen e sotme, Ernesto Valverde do të kishte një problem të jashtëzakonshëm për të ndërtuar formacionin startues, veçanërisht në vijën sulmuese, ku ka dy mungesa të sigurta: Luis Suarez dhe Ousmane Dembélé. Të dy janë të dëmtuar, ndërkohë që mbetet të shihet situata e Leo Messit, një tjetër lojtar që vjen nga “infermieria”. Po ashtu, të premten nuk u stërvit me grupin për shkak të disa shqetësimeve në stomak, Rafinha Alcantara. Kjo situatë anormale e lë gjithë repartin ofensiv mbi shpatullat e Antoine Griezmann.

Në çdo rast, duket se prania e Rafinha për ndeshjen kundër Betis nuk është në rrezik. Ai pritet që këtë të shtunë të stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të tij në seancën e mbrëmjes. Është planifikuar, gjithashtu, që Leo Messi të shikohet pas stërvitjes. Me të do të bëhet kujdes i madh. Siç ka mësuar “AS”, ideja e trajnerit Valverde është që të mos rrezikojë fare me kapitenin. Gjasat janë që Leo ta fillojë ndeshjen nga pankina, për t’u hedhur në fushë rreth minutës së 60-të, pavarësisht rezultatit. 

Sidoqoftë, Messi e njeh trupin e tij më mirë se kushdo tjetër. Pra, fjala e fundit i përket atij. Nëse sheh se ka forca për ta luajtur tërë ndeshjen, atëherë mund të ketë ndryshime në planin taktik të Valverde. Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se Messi nuk ka luajtur ende një ndeshje dhe i mungon ritmi i konkurrencës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit