Video: Messi fiton çmimin e radhës dhe vë rekord, “mistreci” Mateo i merr vëmendjen

16 Tetor 2019
14:40
Eraldo Harlicaj
back button

Lionel Messi ka fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i Europës për të gjashtin vit. Argjentinasi mposhti sulmuesin e Francës, Kylien Mbappen në këtë garë duke shënuar 36 gola, ndryshe nga francezi që e mbylli në 33. 

Kapiteni i Barcelonës u shoqërua nga familja e tij për të marrë çmimin e Këpucës së Artë. Ai shkoi së bashku me djemtë, Mateo dhe Thiago. Gruaja e tij, Antonella, iu bashkua vetëm për foton familjare. 

Momenti më i bukur i galasë ishte në momentin kur Thiago dhe Mateo vrapuan për të rrëmbyer çmimin të parët. Thiago u tregua më i shpejtë, por djali i vogël, Mateo u mundua t’ia rrëmbente nga duart. Më në fund, ai ia ka dhënë babit të tij.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit