Messi i pandalshëm, vetëm një hap larg rekordit të Ronaldos në La Liga

18 Mars 2019
10:52
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi ka nevojë vetëm për një “hat-trick” më shumë, që të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos në La Liga, në këtë drejtim. Ylli argjentinas shkëlqeu me tregolësh kundër Real Betis, të dielën. Gjigandët katalanas fituan 4-1 në stadiumin “Benito Villamarin”, ndërsa Luis Suarez realizoi golin tjetër të Barcelonës për të barazuar Diego Forlan, si golashënuesit uruguajanë më të mirë në historinë e La Liga-s.

Për momentin, CR7 ka 34 “hat-trick” në La Liga, i larguar që aty prej verës së vitit të kaluar, ndërsa Messi 33 të tillë. Sigurisht, tani është vetëm çështje kohe që ylli argjentinas ta barazojë rekordin e rivalit të tij portugez, teksa ky i fundit është transferuar te kampionët e Serie A. 

Leo ka shënuar tashmë 27 gola në kampionat, më shumë se kushdo tjetër në pesë ligat më të mira të Europës, këtë sezon. Veçanërisht, ai ka shënuar edhe më shumë gola me goditje të lira (4) dhe më shumë gola nga jashtë zonës (7) se konkurrentët e tij në ato top-liga.

Pavarësisht se Messi pati një mbrëmje mbresëlënëse të dielën, Barcelona nuk kishte gjithçka në më të mirën e vet, edhe pse rezultati përfundimtar ishte i qartë. Udhëheqësit e La Liga-s kishin vetëm 43.9 për qind të posedimit të topit, çka është shifra më e ulët në këtë drejtim, që Barcelona ka regjistruar në ndonjë lojë të kampionatit, që nga sezoni 2004-2005. Katalanasit regjistruan vetëm tri goditje më shumë se kundërshtari, 16, krahasuar me 13 të Betis. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit