Messi i sposton festimet e titullit parizien në Barcelonë, stadiumi thirr në kor emrin e tij (pamjet)

29 Maj 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa emri i tij u brohorit në “Camp Nou”, në minutën e 10-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Mallorca, ku më vonë u nderuan dy nga miqtë e tij më të mirë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, argjentinasi Leo Messi ishte në stadiumin “Lluís Companys” në Montjuïc.

Messi shkoi në atë që mund të jetë shtëpia e tij e re sezonin e ardhshëm, nëse më në fund përfundon nënshkrimin me Barçën, për të shijuar të fundit nga katër koncertet që Coldplay ka mbajtur në Barcelonë.

I shoqëruar nga bashkëshortja Antonella dhe miku i tij, Cesc Fabregas, mes miqsh të tjerë, Messi ndjeu nga afër dashurinë e të pranishmëve. Kur u zbulua në tribunat e “Lluís Companys”, publiku filloi të këndonte “Messi, Messi”.

Sulmuesi argjentinas u shpall kampion i Ligue 1 të shtunën me PSG-në dhe vetëm 24 orë më vonë ndodhej në Barcelonë, në shtëpinë e tij të dytë. Në fakt, siç e publikon MD, Leo është i ftuar në eventet e lamtumirës që Barça ka organizuar, për të nderuar Sergio Busquets, këtë të mërkurë, më 31 maj, në “Camp Nou”, si dhe të enjten e 1 qershorit në “Auditor 1899” për lamtumirën e Jordi Alba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit