Messi “i vodhi” Topin e Artë Lewa-s, Muller përgatit “hakmarrjen” e madhe

1 Dhjetor 2021
16:11
Denis Hakanaj
back button

Thomas Muller nuk e ka marrë mirë fitoren e Topit të Artë nga Leo Messi dhe ka premtuar të hakmerret për shokun e tij të skuadrës, Robert Lewandowski, duke mundur Barcelona-n të mërkurën e ardhshme.

Muller ka shkruar në Linkedin:

“Nga këndvështrimi i bavarezëve, gjermanëve dhe polakëve, ceremonia ka qenë një zhgënjim. Por nuk jam i befasuar, sepse ka ndodhur e njëjta gjë në 2013-ën, kur e meritonte Ribery.

“Kemi lojtarë të mëdhenj në Bundesliga, por me sa duket kanë më shumë rëndësi sukseset ndërkombëtarë për të marrë vlerësimin e merituar. Ky është një motivim i madh për mua, do të kërkojmë ta sjellim Champions ne Mynih. Do ta nisim të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen kundër Barcelona-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit