Messi, “mbreti” i Botërorëve. Askush nuk ka më shumë çmime “Lojtari i Ndeshjes” se ai

6 Korrik 2026
10:12
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Me paraqitjen e tij ndaj Kepit të Gjelbër në Botërorin 2026, kapiteni i Argjentinës arriti çmimin e 14-të si “Lojtari i Ndeshjes”, duke thelluar rekordin si futbollisti me më shumë vlerësime të tilla që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2002.

Pas tij renditen Cristiano Ronaldo me 9, Kylian Mbappé me 7, Arjen Robben me 6, ndërsa Luis Suárez dhe Luka Modrić kanë nga 5 secili. Messi vendosi gjithashtu një tjetër rekord mbresëlënës. Në moshën 39 vjeç e 9 ditë, ai u bë futbollisti i dytë më i moshuar që fiton çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në një ndeshje me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Përpara tij qëndron vetëm Cristiano Ronaldo, i cili e arriti këtë në moshën 41 vjeç e 147 ditë kundër Kroacisë në Botërorin 2026. Një tjetër dëshmi se legjendat si Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të bëjnë diferencën në skenën më të madhe të futbollit botëror, pavarësisht moshës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit