Messi te PSG, “martesa” e bujshme përjetësohet me një këngë (video)

17 Shtator 2021
14:11
Alfred Lleshi
back button

Transferimi i Lionel Messit në Paris tronditi futbollin botëror, por edhe muzikën, që nuk humbi kohë në inkuadrimin e kësaj ngjarjeje historike përmes 7 notave muzikore. Reperi MHD, në bashkëpunim me producentin e famshëm argjentinas Bizzarap, kanë publikuar në Youtube dhe profilet sociale këngën “Messi”, të shkruar për nder të fenomenit argjentinas. Kjo këngë është publikuar në prag të debutimit të numrit 30 parizien në Champions kundër Club Brugge.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BZRP (@bizarrap)

“Në kryeqytet si Messi, Messi, Messi dhe faleminderit, faleminderit, faleminderit”, dëgjohet disa herë si refren i këngës, e cila tashmë ka mbërritur edhe në veshin e tifozëve parizienë, por edhe në shtëpinë e yllit argjentinas. Në një “story” të botuar nga vetë Messi, në fakt, ai etiketon producentin Bizzarap, ndërsa filmoi tre fëmijët e tij duke kënduar dhe vallëzuar ndërsa dëgjonin këngën.

Të dy ishin takuar tashmë në gusht, siç u konfirmua nga dy postimet e publikuara në Instagram nga reperi argjentinas, ndërsa bisedonin me nënshkrimin e ri të PSG-së në tribunat e “Parce des Princes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit