Messi, tepër entuziast pas “hat-trick” ndaj Bolivisë: Pavarësisht moshës, ndihem si fëmijë në kombëtare

16 Tetor 2024
12:51
Alfred Lleshi
back button

Argjentina, gjithnjë e më shumë lidere në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026. Këtë status e konfirmoi edhe me fitoren 6-0 ndaj Bolivisë. Protagonistë të mbrëmjes ishin Leo Messi, autor i një “hat-trick”, Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Thiago Almada, të gjithë shënues.

Ylli i Inter Miami, pas ndeshjes bëri një njoftim që parashikon reflektime për të ardhmen e tij: “Është shumë bukur të vish këtu në kombëtare, të ndjesh dashurinë e njerëzve. Lidhja me njerëzit është fantastike, na pëlqen të luajmë këtu, me gjithë këto tifozë.

Nuk ka të reja për të ardhmen time me Argjentinën, por vitet bëjnë të vetën. Ndoshta mund të jenë ndeshjet e mia të fundit me kombëtaren, do të varet shumë nga reagimi i trupit dhe forma sportive. Nuk kam caktuar një datë apo afat të fundit.

Pavarësisht moshës sime, kur jam këtu, ndihem si fëmijë, sepse jam rehat me këtë ekip. Për sa kohë që ndihem mirë dhe mund të vazhdoj të performoj ashtu siç dua, do të vazhdojmë t’i shijoj kësi mbrëmjesh”.

Më tej, Messi kishte fjalë lavdëruese për Nico Paz, një lojtar i talentuar i Como, i cili debutoi mbrëmë, duke i dhënë një asist: “Nico Paz ka debutuar bukur, ka shumë cilësi dhe shpresoj që të vazhdojë të rritet.

Ai nuk kishte lindur kur kam debutuar unë në Kategorinë e Parë (qesh). Ka zgjuarsi mbresëlënëse, e kupton lojën në mënyrë perfekte, ndaj shpresoj të vazhdojë kështu. Ai luajti, u argëtua dhe mendoj se do të ndihet rehat në këtë ekip, sepse i pëlqen të ketë topin në këmbë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit