Messi zbulon prapaskenat e merkatos dhe paralajmëron skuadrën për Champions-in

20 Shkurt 2020
16:53
Denis Hakanaj
back button

Leo Messi, ylli i Barcelona-s, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo-n:

“Kam patur gjithmonë mundësinë e zgjedhjes, pavarësisht nga klauzola në kontratë”, ka thënë argjentinasi.

“Kam patur rastin të largohem nga Barça disa herë, ka patur shumë klube që më kanë kërkuar dhe që kanë qenë të gatshëm ta paguanin klauzolën, por unë nuk kam menduar kurrë të largohem”, ka thënë argjentinasi.

“Deri kur klubi do të më dojë, nuk do të ketë asnjë problem për qëndrimin tim”.

Në lidhje me luftën për titull në la Liga: “Si ne dhe Real-i nuk kemi patur vazhdimësi në këtë sezon për sa i takon rezultateve, duke humbur shumë pikë”.

“Mendoj se do të luftojmë deri në fund dhe se La Liga nuk do të vendoset nga rezultati i Clasico-s. Ndërsa duhet të përmirësohemi më shumë në Champions për të qenë në gjendje të luftojmë deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit