Kur Messi zbulonte sekretin: Nuk është Real Madrid klubi që urrejmë më shumë

30 Shtator 2024
16:10
Telesport
back button

Disa lojtarë të Barcelonës nuk kanë Real Madridin si klubin më të urryer, por një klub anglez. Këtë e ka zbuluar Leo Messi në një intervistë kur ishte adoleshent, e ripostuar së fundmi nga mediat angleze.

Klubi që katalanasit nuk e duronin dot në kulmin e tyre (ndoshta edhe sot) është Chelsea. Pleshti ishte 18 vjeç kur Barcelona dhe Chelsea u ndeshën në 1/16 e Champions League. Ishte një përballje dramatike me triumfin e londinezëve.

“Ka disa lojtarë të Barcelonës që e urrejnë Chelsean më shumë se Real Madridin”, ka qenë asokohe deklarata e Leos.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta dëgjoja veten duke thënë këtë. Nuk kam menduar se do të shoh diçka më të keqe se rivaliteti i Boca dhe River Plate apo Brazili kundër Argjentinës, por kështu ishte historia jonë me Chelsea”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit