Miami tregon forcën, mposht Boston dhe udhëheq sërish në Lindje

22 Maj 2022
8:15
Telesport
back button

Miami ka marrë sërish kryesimin ndaj Boston në finalet play off në Konferencën e Lindjes, pas fitores 109-103 arritur sot në sfidën e tretë mes dy ekipeve. Boston nuk përfitoi nga fakti se luante në shtëpinë e tij, duke bërë mjaft gabime në fund.

Edhe pse zhgënjeu Butler (vetëm 8 pikë), ai që udhëhoqi Miamin drejt fitores ishte Adebayo, autor i 31 pikëve e 10 rebound. Për Celtics u dalluan Brown me 40 pikë e Horford me 20 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, 109-103 (2-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit