Mick Schumacher gjen lumturinë me ish-të dashurën e lojtarit të Bundesliga-s

1 Shtator 2023
16:39
Denis Hakanaj
back button

Mick Scumacher ka një dashuri të re. Piloti gjerman ka nisur një lidhje me modelen daneze Laila Hasanovic.

Vajza, që ka origjinë boshnjake dhe ka qenë finaliste në Miss Danimarka, është parë për herë të parë në krah të djalit të Schumi-t rreth një muaj më parë me rastin e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Çifti ka vendosur të dalë hapur, duke publikuar në rrjetet respektive sociale disa fotografi ku shfaqen bashkë dhe shumë të dashuruar.

Në fotografi shihen Mick dhe Laila në një jaht ndërsa 22-vjeçarja mbështet kokën në shpatullën e tij, Ky imazh ndiqet nga një tjetër në të cilin modelja merr një puthje në faqe nga ish-piloti i Haas.

Laila Hasanovic ka qenë e lidhur në të kaluarën me futbollistin e Wolfsburg Jonas Wind. Ndarja erdhi në fillimin e vitit 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit