Mick Schumacher heq dorë: Nuk ia vlen të pres më për një makinë në Formula 1

24 Dhjetor 2024
12:28
Telesport
back button

Psa dy vitesh si pilot i Hass në Formula 1, gjermani Mick Schumacher kaloi dy sezone si pilot rezervë i Mercedes. Ai priste që vitin e ardhshëm të rikthehej në pistë, por asnjë skuadër nuk i hapi derën.

Për pasojë, ai vendosi të mos shpresojë më për një vend në Formula 1. Aktualisht pa skuadër, kampioni i botës në Formula 2 në vitin 2020 është i paqartë për të ardhmen e tij, por duket se ka preferuar të garojë në WEC.

Mendoj se kam marrë një vendim të drejtë. Të pres ende për një vend në Formula 1 më duket humbje kohe. Nuk pata fatin të rikthehem edhe pse mendoj se e meritoja një shans të tillë”, tha Mick Schumacher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit