Mick Schumacher në gjurmët e babait, gati debutimi në garën 24-orëshe të Le Mansh

15 Shtator 2023
16:50
Telesport
back button

Karriera e pilotit të ri gjerman Mick Schumacher mund të marrë një drejtim të papritur. Ish-piloti i Haas, që këtë sezon është pilot rezervë i Mercedes, pritet të marrë pjesë në garën 24-orëshe të Le Mansh me skuadrën Alpine.

Mediat gjermane konfirmojnë se Mick është takuar me Bruno Famin , shefin e skuadrës Alpine, për të organizuar një test me makinën Hypercar javët në vijim. Një kalim në kampionatin WEC (World Endurance Championship) mund të jetë një stimulim i madh Schumacher, që do t’i hapeshin dyert e një kategorie të re garash.

Edhe vjet u përfol për një kalim të pilotit 24-vjecar tek Alpine, por në fund  marrëveshja nuk u përfundua. Për familjen Schumacher gara 24-orëshe e Le Mansh nuk është një risi, pasi babai i Mick, legjenda Michael Schumacher, para se të garonte në Formula 1 kishte marrë pjesë në garat Endurance me Mercedes, duke marrë pjesë në vitin 1991 në garën e Le Mansh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit