Mick Schumacher pranë rikthimit në Formula 1, drejtuesit e Audi takim me pilotin gjerman

14 Tetor 2024
9:21
Telesport
back button

Për sezonin 2025 në Formula 1 ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm një pilot. Bëhet fjalë për pilotin e dytë të skuadrës Kick Sauber, shokun e skuadrës së Nico Hulkenberg.

Deri pak javë më parë Valtteri Bottas ishte në “pole position”, por performancat e tij të funditdhe mbi të gjitha kërkesat financiare të finlandezit kanë bërë që drejtuesit e lartë të Audi të rishikojnë këtë pozicion.

Për pasojë, Audi po merr “në konsideratë serioze” rikthimin e Mick Schumacher. Edhe Mattia Binotto, kreu i kompanisë gjermane për projektin në F1, ka pranuar se kjo hipotezë është realiste për vitin 2025.

Nuk do të nxitohemi, por sigurisht që po konsiderojmë Mick Schumacher. E takova dhe fola me të, e njoh prej disa kohësh pasi ka qenë pjesë e Akademisë së Ferrari. Unë i di meritat dhe avantazhet e tij, ai është një nga emrat që kemi në mendje”, tha Binotto.

Gjithsesi, ka një radhë të madhe konkurrentësh për një vend në Kick Sauber. Nuk janë vetëm Bottas dhe Schumacher, por edhe Gabriel Bortoleto, Theo Pourchaire dhe Franco Colapinto, që aktualisht garon me Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit