Mick Schumacher: Start i mirë e mjaft përvojë, por gjatë garës jemi të avashtë

11 Maj 2021
11:36
Telesport
back button

Mick Schumacher ka zhvilluar dhe ka arritur të mbyllë garën e tij të katërt në këtë sezon të parë në Formula 1 me skuadrën Haas. Piloti i ri gjerman po fiton përvojë, teksa fillimi i garës së fundit në Spanjë ka qenë i mirë për të, duke arritur të parakalojë edhe makinën Williams.

Kjo ishte një garë ku gjërat mund të shkonin më mirë, por e dinim që do të ishte e vështirë për ne. Në xhiron e parë gjeta disa trajektore që më dhanë mundësi të fitoja disa pozicione. Por me kalimin e kohës, gjatë garës, nuk kishim më atë nivel që të duelonim me makinat e tjera”, tha Mick Schumacher.

Ai e mbylli garën me 2 xhiro distancë nga Lewis Hamilton, çka konfirmon se është parakaluar dy herë nga kampioni i botës. “Me gomat e pasme kishim disa probleme, sidomos me gomat e buta. Tashmë na pret gara e Monakosë, të shohim nëse aty mund të jemi më kompetitivë”, tha pilot ii ri gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit