Mihajlovic dhe marrëdhënia me Mourinho-n: Gjithçka nisi me një sherr…

30 Nëntor 2021
17:58
Denis Hakanaj
back button

Sinisa Mihajlovic ka folur për marrëdhënien e tij me Jose Mourinho-n në prag të Bologna-Rom.

“Ai është një trajner i madh dhe një njeri i madh. Jemi miq, flasim në telefon herë pas here dhe jam shumë i gëzuar që do ta takoj. Vetëm në fillim kemi patur disa mosmarrëveshje”, ka thënë Mihajlovic.

“Pse jemi zënë në fillim? Mbaj mend se me kam fituar me Catania-n kundër Inter-it të Triplete-s. Më pas, në sezonin 2008/09 ka thënë diçka kundër meje dhe unë jam përgjigjur duke thënë se nuk mund të flisja me një njeri që nuk ka luajtur kurrë futboll në nivele të larta…

“Megjithatë, në fund jemi sqaruar, kemi mbetur miq. Kur jam bërë gjysh, më ka shkruar se priste me padurim që t’i ndodhte edhe atij dhe unë i jam përgjigjur se kishte kohë të bëhej gjysh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit