Mike Tyson rikthehet në ring, do të përballet me yllin e YouTube, 30 vjet më i ri në moshë

8 Mars 2024
12:27
Telesport
back button

Mike Tyson do të kthehet në ring këtë verë. Ish-kampioni i botës në peshën e rënda do të përballet me Jake Paul, një personazh i famshëm i YouTube, i kthyer në boksier kohët e fundit.

Tyson, 57 vjeç dhe Paul do të duelojnë në stadiumin “AT&T” në Arlington (Teksas), më 20 korrik. Eventi u njoftua nga organizatorët e Netflix dhe Most Valuable Promotions (MVP).

Vetë Tyson tha në një deklaratë se ai mezi priste të luftonte me një kundërshtar 30 vjet më të vogël se ai në moshë, duke këmbëngulur se ai ka qenë i impresionuar me performancat e Paul në karrierën e tij të re në boks.

Ai është rritur ndjeshëm si boksier me kalimin e viteve, kështu që do të jetë shumë argëtuese të shohësh se çfarë mund të bëjë vullneti dhe ambicia e një “djaloshi” kundër përvojës dhe qëndrimit tim”, tha Tyson.

Tyson konsiderohej si një nga boksierët më të egër të peshave të rënda në histori, duke mbretëruar si kampion i padiskutueshëm midis viteve 1987 dhe 1990 dhe fitoi rripin e tij të parë në moshën 20 vjeç, katër muaj e 22 ditë për t’u bërë kampioni më i ri në peshën e rëndë në histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit