Kriza e Manchester City duket e paprecedentë. Pep Guardiolës i duhen blerje të mëdha, ose ky sezon ka marrë fundit.
Skuadra e “The Citizens” ka humbur 9 nga 12 ndeshjet e fundit dhe nuk lufton më për titullin kampion. Merkatoja e janarit pritet të jetë super e fuqishme dhe argëtuese për fansat.
Guillem Balague, një gazetar katalanas, biograf dhe mik i Guardiolës, ka bërë një paralajmërim për atë që do të ndodhë në janar.
“Unë kam një pamje të qartë të asaj që do të ndodhë. City dëshiron të heqë qafe 5-6 lojtarë dhe të sjellë freski me emra të rinj”.
“Gjysma e formacionit do të largohet. Pra, me pak fjale, kjo të thotë fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke tjetër”.