Miku i ngushtë tregon si po e përballon Shakira ndarjen e bujshme nga Piqué

29 Qershor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Carlos Vives, një artist kolumbian, ka thyer heshtjen e tij për mediat. Ai ka folur për Shakirën dhe ndarjen e saj nda futbollisti katalanas, Gerard Piqué. Të dy janë miq të mëdhenj dhe ka siguruar se i ka dërguar një mesazh sapo ka marrë vesh lajmin përmes mediave.

Kolumbianja është treguar e sinqertë me mikun e saj dhe i ka thënë se ishte e trishtuar. Vives nënvizoi: “Duhet të jetë e trishtuar, edhe unë e kam kaluar këtë. Patjetër që ka trishtim. Ndarja është një moment shumë i vështirë kur njeriu ka një familje kaq të bukur…”

Megjithatë, Vives ka thënë se nuk dëshiron ta shqetësojë shumë duke e pyetur për këtë temë dhe këmbënguli se me personalitetin që ka, këngëtarja do ta kapërcejë këtë moment të keq: “E kam parë gjithmonë si një luftëtare. Ajo është një vajzë besnike dhe e bukur. Një qenie njerëzore e bukur”.

Mediat spanjolle kanë çdo ditë një rubrikë të vogël se si ecën kjo histori, e cila ra si bombë disa javë më parë. Thashethemet se tani Shakira dhe Piqué kanë lidhjet e tyre të reja i kanë vënë në teh lexuesit e shtypit rozë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit