Milan, asist për Inter-in në derbin e merkatos: vlen 30 milionë

9 Qershor 2024
15:54
Denis Hakanaj
back button

Rrugët e merkatos janë të pafundme dhe mund të rezervojnë surpriza të papritura.

Në sfidën në distancë që tashmë po nis mes Milanit dhe Interit, për sezonin e ardhshëm, ndodh që një lëvizje e kuqezinjve të mund të jetë shumë e dobishme për zikaltrit dhe të kthehet në një asist për ta.

Gërshetime që të çojnë në Angli, pikërisht tek Aston Villa. Pasi sapo është kthyer në Champions League, klubi britanik duhet të bëjë disa shitje.

Ndër operacionet e ndryshme në tavolinë, është edhe marrëveshja e Douglas Luiz me Juventusin, siç raportohet nga Calciomercato.it.

Lojtar në largim është edhe Cash, një anësor i djathtë që është shumë i pëlqyer nga Milani. Nëse kuqezinjtë do ta realizonin blerjen së shpejti (Aston Villa duhet të mbledhë para deri më 30 qershor për të qenë brenda kufijve të Fair Play Financiar), atëherë britanikët do të kishin fondet për të blerë Dumfries, të cilin Interi e vlerëson 30 milionë euro.

Fondet të cilat zikaltrit mund t’i përdorin më pas për merkaton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit