Milan “bie” në San Siro, Simeone i dhuron fitoren dhe kreun Napoli-t (Pamjet)

18 Shtator 2022
22:43
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka marrë një fitore të madhe mbrëmjen e sotme pasi ka mundur Milan-in 2-1 në San Siro në javën e shtatë të kampionatit italian.

Axurrët kanë fituar atë që konsiderohej një finale e parakohshme për titullin dhe tani kryesojnë renditjen e kampionatit italian me pikë të barabarta me Atalanta-n, por me një diferencë më të mirë golash se zikaltrit.

Kuqezinjtë kanë qenë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke shkuar shumë afër golit me Giroud në minutën e 13-të, por një pritje e madhe e Meret dhe traversa i kanë mohuar golin.

MILAN-NAPOLI VIDEO

Sfida është zhbllokuar në minutën e 55-të pas një penalltie të fituar nga Kvaratskhelia dhe të transformuar në gol nga Politano.

Kundërpërgjigjja e Djallit ka ardhur pas 14 minutash, me Oliver Giroud që ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur të skuadrës.

12 minuta para fundit ka ardhur edhe episodi që ka vendosur takimin. Simeone ka marrë një krosim të bukur nga Mario Rui dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë, ndaj së cilës Maigna nuk mund të bënte asgjë.

Në minutën e 86-të, skuadra e Piolit ka pasur një tjetër rast të pastër për të barazuar, por goditja e Kalulu është ndalur nga traversa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit