Milan, bomba e merkatos vjen nga “San Siro”: emri i tij çmend tifozët

9 Dhjetor 2018
21:57
back button

Ndërkohë që djemtë e Gattuso përballen me Torinon në “San Siro”, drejtuesit nuk ndalen dhe përgatisin goditjen e madhe të merkatos. Gjatë ditës së dielë kanë mbërritur sinjale të fuqishme mbi ëndrrën e madhe të Milan: Sergej Milinkovic-Savic. Gjiganti serb ndihet gjithmonë e më larg ambientit lazial, që këtë të dielë i kishte përgatitur e dedikuar edhe një baner ofensiv.

Sipas disa burimeve, mësohet se Milinkovic ka dashur të largohet nga Lazio që në verë, por pretendimet e larta ekonomike të Lotito kanë dekurajuar pretendentët. Një zhgënjim që ndikoi në paraqitjet zhgënjyese të serbit në ndeshjet e fundit dhe që mund ta largojnë atë nga kryeqytetit italian që në janar.

Administratori i Deleguar i ri i Milan, Gazidis është takuar që prej disa ditësh me Lotito, ndërsa tani mund të përfitojë nga tensioni mes klubit lazial dhe futbollistit për të rivitalizuar sulmin në kërkim të shërbimeve të serbit, që në merkaton e janarit. Nëse tentative e parë nuk do të finalizohej suksessëhm, Leonardo ka gati një tjetër përforcim të madh për mesfushën kuqezi, ndonëse Milinkovic-Savic do të mbetej sërish një alternativë për merkaton e verës! 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit