Me 24 gola në sezonin e fundit të La Liga-s, Artem Dovbyk i Girona-s ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.
Sulmuesi ukrainas ka qenë zbulimi i vertetë i sezonit të sapo mbyllur dhe tani shumë skuadra janë vënë në nël lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Dy nga këto ekip duket se janë Napoli dhe Milan.
Vetë sulmuesi ka pranuar hapur se:
“Menaxheri im po flet me disa klube italiane. Ka të reja, por unë jam i qetë. Nuk mendoja të zhvilloja një sezon të tillë”.