Milan fiton 4-2 dhe prek çerekfinalen, Marseillë me super Aubameyang shkatërron Villareal. Freiburg befason West Ham (VIDEO)

7 Mars 2024
23:07
Telesport
back button

Milani arrin një fitore jo të lehtë ndaj ekipit çek Slavia Praga duke i mposhtur në San Siro me rezultatin 4-2. Një ndeshje që ka parë kuqezinjtë me dy fytyra, në fakt me vuajtje sepse në mbrojtje ekipi i Piolit sonte ka qenë totalisht në gjumë. Këtë e dëshmon fakti se Slavia shënoi dy gola edhe pse me dhjetë futbollistë.

I KUQI I SLAVIAS – VIDEO

GOLI I GIROUD – VIDEO

GOLI I DOUDERA – VIDEO

Në fakt, pjesa e parë dhuroi 4 gola, teksa miqtë mbetën me dhjetë pas një kartoni të kuq për ndërhyrja me taka ngritur nga Diouf, teksa Giroud do të shënonte me kokë pas asistit të Leaos. Megjithatë miqtë barazuan me Doudera. Menduan në fund të pjesës së parë Reijnders dhe Loftus Cheek për të shënuar dy herë dhe për ta mbyllur në 3-1.

GOLI I REIJNDERS – VIDEO

GOLI I LOFTUS CHEEK – VIDEO

GOLI I SLAVIAS 3-2 (VIDEO)

Në pjesën e dytë, megjithatë, një përgjumje e mbrojtjes kuqezi bëri që miqtë të shënonin gjatë zhvillimit të një aksioni pas një goditje këndi. Milani do të gjente golin e katërt me Pulisic, që vetëm e preku pak topin pas aksionit personal spektakolar nga Leao që e hodhi parabolë mbi portierin.

GOLI I PULISIC – VIDEO

Fitore e thellë e Marseille që tashmë e sheh veten në çerekfinalen e kompeticionit pasi i shënoi katër gola Villarealit. Një ndeshje që në pjesën e parë pa ekipin francez 3-0 me golat e Veretout, Mosquera dhe Aubameyang. Në pjesën e dytë shënoi sërish Aubameyang për 4-0 final.

GOLI I AUBAMEYANG 3-0 (VIDEO)

GOLI I AUBAMEYANG 4-0 (VIDEO)

GOLI I FREIBURG – VIDEO

Freiburg mjaftohet me nje fitore ndaj West Ham. Goli i vetëm u shënua nga Michael Gregoritsch 9 minuta nga fundi. Ndeshje e bukur dhe spektakolare ajo mes Benfica-s dhe Rangers.

GOLI I BENFICA DI MARIA 1-1 (VIDEO)

GOLI I RANGERS 1-2 (VIDEO)

AUTOGOLI I RANGERS 2-2 (VIDEO)

Skuadra skoceze kaloi dy herë në avantazh (golat e Lawerence dhe Sterling) por dy herë u përgjigjën vendasit me Di Maria dhe një autogol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit