Milan, Gazidis nuk përmbahet: Jam i emocionuar për atë që na pret

9 Korrik 2020
20:41
Denis Hakanaj
back button

Drejtori ekzekutiv i Milan-it, Ivan Gazidis, ka komentuar partneritetin e ri të klubit me Roc Nation, kompania që menaxhohet nga Jay-Z.

“Ky partneritet mes Milan-it dhe Roc Nation përfaqëson  takimin e dy organizatave të mëdha me vlera të forta në ADN-në e tyre”, ka thënë Gazidis për faqen zyrtare të klubit.

“Impenjimi ynë gjithëpërfshirës, dëshira për evoluim dhe përsosmëri do të udhëheqë gjithçka që do të bëjmë dhe jam shumë i emocionuar për atë që na pret”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit