“Corriere dello Sport” fokusohet në të ardhmen e Hernandez. Siç shkruan gazeta sportive italiane, më pak se dy vite para afatit të skadencës së kontratës aktuale, mbetet ende për t’u diskutuar rinovimi me anësorin kuqezi.
Hernandez ka marrëveshje me “Djallin” deri më 30 qershor 2026, ndihet mirë në Milano dhe dëshiron të vazhdojë, por akordi ekonomik me klubin kuqezi mbetet ende për t’u gjetur. Në ditët në vijim, agjenti i Theos shpreson të ketë kontakte me Milanin për të nisur diskutimet mbi shifrat, bonuset dhe kohëzgjatjen e kontratës së re.
Në mënyrë të pashmangshme, paraqitjet e muajve të fundit do të rëndojnë gjithashtu në diskutimin mes klubit dhe lojtarit francez. Ky i fundit nuk duket tamam emocionues për standardin që kishte vendosur prej vitesh, si njëri ndër më të mirët mes kuqezinjve.
Paulo Fonseca pas barazimit 3-3 me Cagliari e komentoi paraqitjen e Hernandez kështu: “Ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje, po punojmë për t’i korrigjuar disa gjëra. Megjithatë, e gjithë linja mbrojtëse mund të bëjë më shumë në duele”.