“Milan-i?”, De Ketelaere: Më vjen keq vetëm për një gjë

19 Maj 2024
9:24
Denis Hakanaj
back button

Charles De Ketelaere, i cili shënoi kundër Lecce-s për Atalanta-n, ka folur për Sky pasi ekipi i tij siguroi Champions League:

“Ishte e rëndësishme, ne jemi të lumtur që nuk duhet të presim për dy ndeshjet e fundit. Nëse do të luaj në Champions me Atalanta-n? Mendoj të luaj, pastaj do të shohim”.

– Si ju ndihmoi Gasperini?

“Mënyra e lojës dhe taktikat, ne luajmë mirë dhe ndihem mirë në këtë sistem, më jep besim”.

 – Jeni penduar që jeni larguar nga Milani?

“Më vjen keq që nuk munda të bëja te Milan-i, atë që bëra këtu tek Atalanta, gjithmonë kam pasur ëndërr të luaj për Milan-in, por gjithmonë shikoj përpara. Ne patëm një sezon të mirë me Atalanta-n dhe të mërkurën mund ta bëjmë edhe më të bukur”.

– A do të largohet Pioli nga Milan-i?

“Nuk më takon mua të them, nuk është vetëm çështja e Pioli-t, jam rritur shumë këtu, më ndihmoi një vit më shumë në Itali më ka ndihmuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit